~ Crazy Anima ~

recete shqiptare

« Older   Newer »
  Share  
genta_pr
view post Posted on 1/3/2005, 00:32




RECETE E NJE BARI TE LASHTE

Indikacionet:
- Liron organizmin prej shtresave yndyrore e gelqerore, permison kembimin e materialeve ne trup dhe elasticitetin e eneve te gjakut
- Pengon infarktin, sklerozen, stenokardin, formimin e tumoreve
- Pushon ushetimen ne koke dhe permison te pamurit.

Ne qofte se perfiton sakte dhe me vetedije udhezimet e mjekimit, perterin organizim.

Pergatitja:
Marrim 350 gram udhra te qeruara mire. Mbasi i kemi shtypur mire, i futim ne 300 gram alkool 96 grade fortesi.
Kete perzjerrje e mbyllim mire ne nje shishe dhe e ruajme ne vend te ftohte dhe te erret per nja 10 dite. Pastaj e kullojme me nje pelhure te forte e te paster.
Mbas 2 deri 3 ditesh fillon mjekimi, duke e marre kete medikament 3 here ne dite. me pika te caktuara, ne 50 gram qumesht te vaket sa eshte temperatura e dhomes, si me poshte:

Dita Mengjes Dreke Dark
1 1 pike 2 pika 3 pika
2 4 pika 5 pika 6 pika
3 7 pika 8 pika 9 pika
4 10 pika 11 pika 12 pika
5 13 pika 14 pika 15 pika
6 15 pika 14 pika 13 pika
7 12 pika 11 pika 10 pika
8 9 pika 8 pika 7 pika
9 6 pika 5 pika 4 pika
10 3 pika 2 pika 1 pike
11 25 pika 25 pika 25 pika

Nga dita e 11 e ne vazhdim, marrja e barit 3 here ne dite ( mengjes, dreke, darke), do vazhdoje me nga 25 pika deri sa te shpenzohet e gjithe sasia qe kemi ne shishe.

Perdorimi i ketij bari rekomandohet te perdooret gjate ngrenies se bukes.
 
Top
genta_pr
view post Posted on 1/3/2005, 00:32




CARNE DI CERVO AL FORNO (mish dreri ne furre)

Ingrediente.
Doza per 6:

600 g carne di cervo (MISH DRERI)
80 g burro (GJALPE)
50 g pancetta (BACON I PRERE ME KUBE TE VOCKLA))
2 l vino rosso (VERE E KUQE, ME CMIM TE ULET QE PERDORET PER GATIM)
1/2 bicchiere vino bianco secco (VERE E BARDHE PER TE NJEJTIN QELLIM)

1 bicchiere brodo (LENG MISHI - I BERE DUKE ZJERE "DADO" NE UJE)

1 bicchiere aceto (UTHULL)

cipolla (QEPE)

alloro (DAFINE)

timo (TRUMZE, LISEN)

maggiorana (MANXURANE)

prezzemolo (MAJDANOZ)

pepe (PIPER)

sale (KRIPE)




Mettete la carne di cervo a marinare nel vino rosso, aceto e qualche foglia di alloro, per circa 12 ore.

Scolatela e asciugatela. In una casseruola, mettete il burro e metą della pancetta, ponetevi sopra la carne, cospargete di prezzemolo, cipolla, erbe aromatiche tritate, sale e pepe. Aggiungete infine il resto della pancetta e versate il vino.

Coprite con un foglio di carta oleata e infornate; se occorre, bagnate con brodo.

MBUSH NJE KUSI ME VERE TE KUQE, FUTE MISHIN E DRERIT BRENDA DHE LERE PER NJA 12 ORE (per ate punen e eres, PO JO VETEM, EDHE PER TE BERE ME TE BUTE).
nXIRRENI, HIQNI VEREN DHE THAHENI. NE NJE TIGAN TE THELLE DHE TE GJERE VER GJALPIN (PER MUA ESHTE GJITHMONE ME I MIRE, ME I SHENDETSHEM, VAJI I ULLIRIT ME NJE MAJE HUDHER), GJYSMEN E SASISE SE BACON- IT (PRAPE, UNE MENDOJ SE SPECK DO TE ISHTE ME MIRE, MEGJITHATE TI NDIQ RECETEN "ZYRTARE" PO DESHE), VER MISHIN SIPER DUKE E MBULUAR ME MAJDANOZ, QEPE (QEPUSHKA TE VOGLA DO TE ISHTE SUGJERIMI IM), DAFINE TE THERMUAR, KRIPE E PIPER. PAS PAK (KUR TE KETE MARRE NJE VALE) HIDH KUSURIN E BACON-IT DHE VEREN E BARDHE. LERE EDHE PAK MBI ZJARR SA TE THITHE EDHE VEREN E BARDHE PASTAJ FUTE NE FURRE DUKE E MBULUAR ME CARTA DA FORNO (LETER KASTILE PER FURRE) TE VAJISUR PAK. PO TE KETE NEVOJE, GJATE PJEKJES HIDHI HERE PAS HERE NJE CIKE LENG MISHI.

kohet dhe temperaturen e pjekjes i ke te link- u qe te dhashe me siper.

te befte mire!
 
Top
Reald_yll
view post Posted on 30/10/2005, 19:39




Makarona me mish pule e kepurdha

Per 4 Persona:

Gjysem pako makarona dredheza
500 gr gjoks pule
500 gr kepurdha
2 kungulleshka mesatare
2 speca te kuq
gjalpe 1/2 pako

Te gjithe perberesit ( me perjashtim te makaronave) pastrohen dhe priten ne copa te vogla kubike. Makaronat zjehen ne nje tenxhere me uje dhe kripe kullohen dhe lihen menjane.
Pastaj ne nje tigan hidhet gjalpi dhe skuqen te parat kepurdhat ne nxehtesi mesatare. Pasi skuqen, hidhen mbi makaronat e ziera.
Pastaj skuqen dhe hidhen mbi makaronat me rradhe, mishi i pules, kungulleshkat, dhe specat e kuq.
Perziehen,rregullohet me kripe piper dhe rigon dhe eshte gati per tu ngrene.
__________________
hmmmm boneeee blink.gif



Bakllava me lejthi

Te nevojshme:

-500 gr kore per bakllava
-1 liter uje
-100 gr lejthi te plota
-200 gr lejthi te zbutura (shtypura)
-125 gr margarin
-1 sheqer vanile ne qese
-vaj per ngrenie

Pregatitja:

Потребно:

Vendosim nje tenxhere ne zjarr dhe ne te fusim nje liter uje. Pastaj ne tenxhere fusim edhe 1200 gr sheqer dhe nje sheqer vanile. E perziejme me luge druri dhe e lejme sherbetin te vloj.

Ne zjarr vendosim edhe nje tenxhere tjeter dhe ne te vendosim 125 gr margarin. Ne margarinin e tenxheres shtojme dhe vaj per ngrenie. Kur margarini te jete shkrire e heqim tenxheren dhe e lejme mbi tavoline.

I marrim koret e bakllavase dhe secilen me furce per paste e lyejme me margarinin e shkrire dhe vajin. Pastaj mbi koren vendosim nje metal te holle e te gjate dhe e shtallim ne gjatesi prej 10 cantimetresh. Dhe pjesen e shtrire e lyejme me vaj dhe margarin dhe i vendosim dy luge lejthi te shtypura. E bejme koren si rollat dhe e vendosim mbi tavoline.

Me furcen e lyejme tasin (normal me vajin dhe margarinin) ku do te pjekim bakllavane. E marrim rollatin e pregatitur, dhe e nxjerrim ate pjesen e metalit ne mes qe e vendosem dhe e presim rollatin ne 3 pjese per nga gjatesia.
Secilen pjese e lakojme ne forme te kermillit dhe e rendisim ne tasin per pjekje.
Kete procedure e perserisim perderisa t`i kemi harxhuar te gjithe koret dhe gjithe lejthite. Pjeset e renditura ne tave e lyejme me furcen me margarinin dhe vajin.
E lejme tasin ne furne te piqet. E lejme per 40 minuta keshtu ne temperature mbi 200 grade celzius. E nxjerim bakllavane e pjekur dhe e lejme mbi tavoline.
Bakllavase se nxehte i shtojme sherbetin e ftohur. Ne secilen pjese vendosim nga nje lejthi te plote.




Torte me banane

--------------------------------------------------------------------------------

Perberjet:

Petet e brumit:

6 ve
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao


Kremi per lyerje

1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje


Pergatitja:

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

happy.gif tongue.gif tongue.gif tongue.gif



OLADE ME BANANE

Merren
/MASA 1/ 4 te kuq te vese dhe rrihen me 6 lug (gjelles)sheqer,dhe i shtohet nje qull i pregatitur prej 2 lug miell+pak uje.kjo mase hidhet ne 1/2l qumesht i cili eshte ne zjarre duke vluar.Lihet pak nja 2 min.E kjo do te behet si Buding,futet ne frigorifer.

/MASA 2/ 4 te bardhe te vese rrihen me 6 lug sheqer + 1/2limoni shtrydhet sipri.(masa 2)sherben te lyhet embelsira sipri

Tepsin katerkendeshe e lyjme pak me vaj dhe shtrojme nje leter,pastaj kemi brumin si me poshte
Tani kemi 10 veze+10 lug sheqer(rrihen mire)+10 lug miell + 2 lug kakao(ose kafe)per te bere ngjyre kafe.Futet ne furre qe te piqet.

Pasi eshte pjeke e rrotullojme brumin nga tepsia ne nje lecke te lagur paksa,dhe e largojme letren me kujdes.
Kete revani tani e lyjme me masen e pare(te pregatitur me pare nga te kuqte e vese).
Vendosim bananet nga dy ne anen e ngushte te revanise,pshtjellim pak shtojme dy tjera e keshtu merr formen e Rolades.d.m.th.gjithsejt 6 banane(hiqen pak majat).

Sipri Rolada lyhet me masen qe kemi pregatite me pare prej te bardhve te vese dhe arra e ...........




Kasato prej bananje

E nevojshme:
-3 banane
-300 gr biskvita
-3 qese puding cokollade
-250 gr sheqer
-1 liter qumesht
-200 ml hopla (whipped cream=shllag)

Pregatitja:

Ne tenxhere e fusim gati gjithe qumeshtin. Pastaj tenxheren e fusim ne zjarr.
E vendosim sheqerin dhe e perziejme mire. Ne qumeshtin e ngelur ne menzure e shtojme pudingun. E perziejme mire dhe kete dhe pastaj produktin nga kjo perzierje ia shtojme ne qumeshtin e nxehur ne tenxhere.
Duke vazhduar se perzieri e vlojme ne zjarr perderisa pudingu te kete fituar viskozitetin e duhur dhe pasi te kemi mbaruar e nxjerrim tenxheren dhe e lejme dikund ne tavoline. Nje pjese te pudingut e fusim ne nje tas me te vogel.

Ne nje tas me te gjere i thejme biskvitet dhe i shtojme pudingun e tenxheres.
E perziejme me luge te drurit. Bananet i presim ne te katertat e gjatesise dhe pastaj ne pjese te vogla i shtojme ne tas. Pastaj e perziejme qe serish te bashkangjitet produkti. Masen e vendosim ne pjate dhe e formojme nje rollat.
Rollatin e lyejme me pudingun qe kishte ngelur tek tasi me i vogel.

Ne nje tas per perzierje e fusim hoplen (kremin). E perziejme me mikser kremin perderisa e fiton masen qe duhet. Me kremin e lyejme te gjithe kasato torten prej bananesh. Mbi torten e presim me cope te holla cokolladet. Me thike torten e presim ne kocka katrores. Secilen pjese e vendosim ne pjata
 
Top
Reald_yll
view post Posted on 30/10/2005, 20:52




Бanana Split
----------------------------

Produktet e nevojshme

- 4 banane
- 100 gr ara te bluara
- 12 topa akullore
- zhelatin ose zhele
- 200 ml. hopla (apo whipped cream)

Pergatitja:

Ne nje tas per perzierje vendosim hopla dhe e perziejme me mikser. Ne pjaten per servim te banana splitit vendosim 3 topa akullore. Bananen e pastrojme dhe e presim per gjysem (ne gjatesi). Gjysmat e bananes i vendosim ne dy anet e akullores qe eshte vendosur ne mes te pjates per servim. Me hoplen e perzier mbushim nje "shpric" dhe e vendosim kremin mbi akulloren dhe bananet. Pastaj gjithe kesaj i hudhet zhele dhe arrat e bluara.




Si pergatitet " le TIRAMISU"
----------------------------------------------------

5 veze te ndara(te bardhat nga te verdhat)
1/4 cup me sheqer
2 cups mascarpone cheese
1/4 cup(60 ml) rum i erret
3/4 cup(180 ml) kafe shume e forte
24 biskota (lady fingers)
60 gr. kakao e pasheqerosur

Ne nje kupe, rrih te verdhat e vezeve dhe sheqerin derisa te krijohet nje mase e njetrajtshme dhe e trashe. Hidh djathin mascarpone dhe rumin.

Rrahim te bardhat e vezeve me shpejtesi mesatare ne nje mixer elektrik, derisa te krijohet nje forme e bute e qendrueshme. 1/3 e te bardhave te vezeve e perzjejme me masen qe pergatitem te paren ku gjendet dhe djathi mascarpone. Me pas, me ngadale i hedhim edhe pjesen tjeter te te bardhave te vezeve.

Vendos kafen ne nje kupe. Zhyt te gjitha biskotat aty per 1-2 sec. Dhe vendosi biscotat ne fund te kupave ku do serviret tiramisu. hidh masen e mascarpone cheese mbi biskotat (lady fingers). Sperkati me kakaon. Mund ta vendosesh dy shtresa biskotash qe do mbulohen me pas me perzjerjen e pergatitur.

Leri naten ne frigorifer dhe serviri te ftohta.

(ato masat e mesiperme jane per 6 ne 8 persona)




Pulė me arra

--------------------------------------------------------------------------------

Pėr 4-5 persona duhen:
Pulė 500-600 g. gjalpė 50g. arra 2 filxhane kafeje, hudhra 1 kokėrr, uthull 2 lugė gjelle, miell 1 lugė gjelle, kripė, piper.

Pula e pastruar dhe e larė pritet nė thela, vendoset nė tenxhere, hidhet ujė i vluar aq sa tė mbulohen thelat, shtohet pak kripė,piper i zi dhe zihet nė zjarr tė ngadalshėm derisa tė bėhet gati.
Nė njė tenxhere me gjalpė kaurdiset mielli, shtohet lėngu i pulės duke e pėrzier mirė qė tė mos krijohen kokrra dhe lihet tė ziejė pėr 2-3 minuta derisa lėngu tė trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe pėrzihet me arra tė shtypura. Salca rregullohet me hudhra tė shtypura, uthull, kripė, piper tė zi e thelpinj arre dhe mbahet nė vend tė ngrohtė, por pa marrė valė.
Gjatė servirjes nė pjatė vendoset pula e cila mbulohet me salcėn e pėrgatitur. Kjo lloj pule zakonisht jepet pa garniturė.




Lakror me miell misri

--------------------------------------------------------------------------------

Pėr 4-5 persona duhen:
Miell misri 2 gota uji, ujė 2 gota, pak kripė, spinaq 1 kg, vaj 2-3 lugė gjelle.

Mielli i misrit hidhet nė njė tenxhere me ujė tė vluar me pak kripė dhe pėrzihet derisa tė bėhet njė llapė e trashė. Hiqet nga zjarri dhe shtrohet nė tavė tė lyer me yndyrė. Mbi kėtė shtrohet mbushja e pėrgatitur si pėr byrek me spinaq, sipėr hidhet nje shtresė e hollė miell misri.
Spėrkatet me ujė e yndyrė dhe piqet.





~Ballakume~

---------------------------------------------------------------
Ingeridients
1kg miell (misri)
1kg sheqer
8 kokrra vezė
2 filxhane ēaji gjalpe i shkrirė
1 filxhan kafe qumesht


Pėrgatitja

1. Rrihe gjalpin e shkrire ne nje ene derisa te behet rrafsh me te dhe masa te marri ngjyre te bardhe.
2. Perzieji vezet me qumesht
3. Shtoja kete perzjerje mases se sheqerit duke e rrahur mire e mire
4. Fut pak miell duke vazhduar ta perziesh
5. Futi ne furre dhe piqi mos i ler shume gjate vetem sa ta marrin valen tongue.gif




Ēomlek me qepė.

--------------------------------------------------------------------------------

Pėr 4-5 persona duhen:
Qepė 1 kg, vaj 2 filxhanė kafeje, salcė 1 luge gjelle, verė njė filxhan kafeje, hudhėr njė kokėrr, kripė, piper, 2 fletė dafine.

Qepujkat (qepėt sa njė kokėrr arre) qėrohen dhe tė paprera skuqen nė tigan me yndyrė e hidhen nė tenxhere. Nė tigan hidhet njė kokėrr qepė e grirė hollė, kaurdiset pak, shtohet salcė dhe pasi kaurdisen sė bashku shuhen me verė tė kuqe ose tė bardhė, shtohet kripė, piper, ujė dhe hudhra.
Tenxherja mbulohet mirė dhe lihet nė zjarr te javashėm pėr 20-30 minuta




Tave me peshk

--------------------------------------------------------------------------------
Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.

Ju siguroj qe do te lepini gishtat





KALLAMAR TE MBUSHUR
--------------------------------------------------------------------

PER 700gr kallamar te mbushur duhen.800gr kallamar,200gr karkaleca,350gr domate,150gr ullinj te zi,50gr majdanoz,100mlvaj,buke e grire 50 gr,30 gr kripe piper.

Pastrojme mire kallamaret.Ne mikser hedhim 100gr kallamar,150gr domate,30gr majdanoz,20gr krip piper,buken,ullinjt,karkalecat dhe grime gjithcka.ME kete perberje mbushim kallamaret duke i mbyllur me ndonje kruajtse dhembesh.Ne nje tenxhere hedhim vajin ,vendosim kallamaret duke shtuar domatet, kripen dhe piperin e mbetur.I mbulojme me uje dhe i veme te gatuhen me zjarr te ulet per rreth 30 minuta.




Barbunj te pjekur ne leter
-----------------------------------------------------------------------

Marinohen peshqit me leng limoni, piper te zi, vaj, gjethe dafine, dhe vendosini ne firigorifer 1-2 ore. Merret letra dhe pritet me e gjate se gjatesia e peshkut dhe lyhet me lyre. Peshku mblidhet ne leter ne forme rroleje, palosen anet dhe piqet ne tave te lyer me lyre. Sherbehet me pas me sallate dhe sigurisht feta limoni.
ME kete do te shkonte mjaft mire nje gote vere e bardhe.

4-5 persona
2 peshq
! kokerr e gjysem limoni. Vaj ulliri mundesisht i rafinuar (se eshte me i shendetshem por duhet te bjere sa me pak ere), kripe, piper dhe gjethe dafine 2 cope.




~! Risotto me Fruta Deti dhe Kerpudha !~ (sipas tradites italiane)
---------------------------------------------------------------------------------

Perberesit:
~1 tas orizi
~2-3 luge vaj ulliri e.v.
~4-6 filxhane leng mishi pule
~15gr kerpudha te thara
~2 gota uje te valuar (per te pergatitur kerpudhat)
~1/2 gote vere te bardhe si psh chardonnay ose pinot grigio
~1 kile karkaleca deti (ose gjys-per gjys me Skallope, ose vetem skallope)
~3 thelpinj hudhre, te prere holle
~1/2 gote me qepe, te prera holle
~1 luge fara maraqi te bute, te grira
~2 luge majdanoz te fresket
~1/4 deri 1/2 gote parmiggiano te grire
~kripe dhe piper te zi te grire
~1/2 gote Romano te grire
~2 luge gjalp

Preparation:
~Hidhni uje te valuar ne nje tas te vogel, dhe fusni kerpudhat te zbuten. Per kete nevojiten 20-30min, keshtu qe planifikoni me pare. Kerpudhat duhet te jene te buta dhe te fryra.

~Vini lengun e pules ne zjarr te ulet ne nje tigan te madh, ose tenxhere supe

~Ne nje tigan tjeter, ngrohni veren ne zjarr te mesem dhe shtoni hudher pas 1 minute

~Hidhni mbi te karkalecat dhe lini ne zjarr te ulet deri sa te marrin ngjyre roze, dhe/ose skallopet te fillojne te shndrisin. Hiqini nga zjarri, dhe lerini te rrine ne vere.

(Me fjale te tjera, pergatitini frutat e detit pergjysem, perderisa do te vazhdojne te gatuhen ne vere dhe kur te shtohen ne risotto.)

~Pasi te jene gati kerpudhat, i marrim, dhe ia shtrydhim lengun ne tas. Do kete marre tashme ngjyre te kuqe-kafe te erret dhe nje arome te theksuar.

~Hidhini lengun e kerpudhave dhe vete kerpudhat ne lengun e mishit te pules (ne zjarr te ulet, akoma)

~Tani, skuqni ne zjarr te mesem vajin e ullirit, ne nje tigan te madh.

~Hidhni qepet. dhe me pas orizin.

~Perzjeni orizin me qepet, ne menyre qe te perfshihen nga vaji i ullirit. Kjo ndihmon orizin te thithe lengjet e gatimit ngadale. Gjithashtu ndihmon ne dhenien e asaj ngjyre te vecante orizit, nga e cila dallohet edhe profesionaliteti.

~Tani, shtoni 2-3 garuzhde nga lengu i mishit, perzjeni pak, sigurohuni qe risotto te jete komplet i mbuluar nga lengjet dhe lini temperaturen e zjarrit ne te ulet.

~Lerini ne ket gjendje per pak, deri sa lengu te thithet, dhe niveli i tij, te jete pak nen nivelin e orizit.

~Shtoni me shume leng mishi. Nuk eshte nevoja ta perzjeni kete here, por sigurohuni qe orizi te jete i mbuluar nga lengu. Perserisni kete gje edhe per rreth 15 min.

~Pothuajse kemi mbaruar, hidhni frutat e detit, me gjithe lengun ne tiganin e madh.

~Prisni sa niveli i lengut te orizit te pergjysmohet.

~Eshte koha per te provuar per butesine e orizit. Nese eshte i pershtatshem per shijen tuaj, shtoni djathe dhe gjalp, perzjejini mire dhe lereni ne zjarr deri sa lengu te jete pothuaj shteruar.

~Hiqni nga zjarri. Ju lutem, lereni pjaten edhe per 5-7 minuta, qe shija dhe aroma te shkrihen me teper me njera-tjetren.

~Servireni ne tasat e Pastes

~hidhini siper Parmiggiano-n e grire dhe majdanoz.

~Nje Chard Italian ose Pinot Grigio shkon per mrekulli me te!

Gjithmone: Buon Appetito

{happy.gif}




Karkaleca te ferguar
-------------------------------------------------------------------

Per 4-5 veta: karakleca 1 kg, miell 2 filxhane kafeje, caj 1 filxhan caji, kripe e piper sipas deshires, sallate te stines.

Karkalecat pastrohen si zakonisht, lahen dhe vihen te kullojne.
Vihet tigani ne zjarr qe te nxehet mire, pudrosen karkalecat me pak miell dhe skuqen ne te dy anet qe te marrin ngjyre roze. AShtu sic jane te nxehta kullohen shpejt nga yndyra, vendosen ne pjatance dhe i hidhet kripe shume e holle e piper. Trazohen mire dhe jane gati per tu sherbyer. Mund te shoqerohen me sallata te stines.
Shenim: Edhe ne kete raste guacka e karkalecave mund te hiqet para skuqies ose gjat ngrenies. Menyra e dyte pelqehet me shume, sepse pervec shijes mban edhe mishin e bute.




Qofte Peshku
-----------------------------------------------------------

Per te pergatitur qofte peshku mudn te merret do lloj peshku ose mbeturinat e peshqve te zier, te cilet jane perdorur per gjellen kryesore.

Per 4-5 veta: pesht te zier vetem tul 500g, veze 3 kokrra, miell 3 luge, pak hudhra, majdanoz 1 tufe, vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit, kripe e piper.
Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines.
Shenim: Qofteve te peshkut mund tu pergatitet salce me veze qumesht (bashamel), e cila u hidhet qofteve siper.




Midhje me pilaf
----------------------------------------------------------------------------

Per 4-5 veta: midhje 2 kavanoza, vaj 1/2 gote, oriz 3 filxhane caji, qepe mesatare 2 kokrra, hudhra 2-3 thelpinj, salce domate 1 luge kafeje, vere te bardhe 1 gote, leng limoni 1/2 kokerr, kripe e piper.

Me nje pjese te vajit skuqen qepet, hudhrat dhe pastaj shuhen me vere te bardhe. PAs pak shtohet salca e shkrire ne pak uje te nxehte, kripa e piperi dhe lihen te ziejne. Pastaj hidhen midhjet dhe lihen derisa te perfundoje zierja.
Nderkohe nxehet vaji qe mbeti, shtohet orizi duke e trazuar me luge druri sa te marre nje skuqje te lehte. Pstaj hidhet lengu ku zien midhjet si dhe pak uje ( te dy lengjet duhet te jene 6 filxhane caji), shtohet kripa e piper i duhur ne se ka nevoje lengu dhe lihet qe te zieje perfundimisht orizi.
Kur gjella eshte gati sherbehet sipas racioneve dhe siper pilafit vihen midhjet.




sallat me koran

--------------------------------------------------------------------------------

sallata me koran: eshte nje sallate pak e rende e cila shoqerohet me vere e preferuar nga femrat .
marrim sallate jeshile te grire imet pak kripe ,piper ,rigon,copa dommate te grira ne copa te vogla , kastraveca ,qepe te kuqe ,speca ne furre te grira imet ,edhe pak djath kackavall te grire i kaverdisim nje nje ene te madhe alumini me pak uthull edhe vaj ulliri,pastaj e hedhim ne pjate edhe pastaj veme koranin e qeruar mbi sallate , e cila shoqerohet me vere te bardhe



spageti bolonjez

--------------------------------------------------------------------------------

SPAGETI BOLONJEZ:
po filloj nga ganutura e para marrin mish te grire 200 gram ,pak kripe, piper, majdanoz ,qepe e grire imet dy luge gjelle kerpurdha te grira po dy luge gjelle,i skuqim ne tigan jo shume pastaj e shuajme me vere te kuqe ,jo shume kuptohet nje cerek gote ,pastaj pasi i kaverdisim mire e mire i hedhim salca picash ose salce e perpunuar ,edhe mbas salces e leme nje minut bejme vetem kaverdisje te shpejte pastaj i hedhim mbi makaronat ,ose pene ,kjo ganiture eshte per kater veta kesaj pjate i hedhim djath kackavall te grire per siper edhe per shije edhe per zbukurim ,kjo e perdorim ne restorant diten e hene kemi ushqim vetem me makarona here tjeter per dite tjeter pacim te gjitheve ushqim te mbare



Chicken shrimp primavera/ Makarona me Pule dhe Karkaleca
----------------------------------------------------------------------------

Po ju them per nje lloj speciale e cila ka brenda makarona (penne) mish pule edhe karkaleca

Ne fillim duhet te kemi nje cop mish pule te pastruar mire nga lekura apo dhjamrat e teperta, 4-5 karkaleca , nje dore me kerpudha (sipas deshires), karrota bizele kungull speca te kuqe hudhra te grira imet (mund te shtoni dhe perime te tjera, sipas deshires).

Ne fillim hedhim pak gjalpe ne tigan, Me pas hedhim nje luge kafe hudhra te grira imet, mishin e pules (te cilin mund ta keni zjere me pare, duke qene se nga te gjithe perberesit I duhet me shume kohe per tu gatuar), dhe perimet e grira gjithashtu imet. Ne kete perzjerje do shtohen dhe karkalecat, po keni parasysh se ato gatuhen shpejt. Pasi i skuqim pak ju hedhim siper Galina Bianka (essence mish pule), pak uje (1/4 gote), limon nje koker ose leng limoni sipas deshires, gjalpe, vere te bardhe dhe e mbulojme perzjerjen per pak sekonda. Qe mos digjet mishi I pules dhe karkalecat duhet ti kontrollojme here pas here si dhe temperaturen e sobes duhet ta mbajme mesatare.

Makaronat mund ti zgjidhni sipas deshires. Gjithashtu dhe servirja behet sipas deshires. Mund ti perzjeni makaronat me garnituren qe pergatitem me siper neper pjata, ose mund ti lini makaronat ne ene me vete, garnituren ne ene tjeter dhe tu jepni mundesi te ftuarve te perzjejne sasine e deshiruar.

Kjo recete rekomandohet per stinen e pranveres, kur perimet jane me te fresketa, me te shumellojshme si dhe kur trupi ka me shume nevoje per to.




Per stinen e veres rekomndohet sa me shume zarzavate per te pastruar gjakun . dhe nga ana tjeter per te qene sa me te lehte per stinen e veres rekondohet uje ose birra.
Nje supe e lehte me spinaq mish te grire qepe karrota edhe leng mishi ose pune do te rekonadohet nje here ne dite te pakten
Pjata e dyte nje sallat me fruta deti ose nje sallat me peshk
ju qe pelqeni mishin nje mish i pjekur do te shoqerohej me vere te kuqe .por kini kujdes se eshte ushqim i rende duhet ta rradhoni sa me shum yndyrnat edhe mishrat e teperta

perdorni sa me shum fruta wink.gif




Llokume
-------------------------------------------------

per 5 veta: miell 1 gote uji, uje 3/4 e gotes, pak kripe, sheqer, gjalpe 1 luge gjelle, veze 4 kokrra, Per shurupin : 1 gote e gjysem uje me sheqer, uje 1 gote.
Pergatitet brumi njelloj si per pastat shu. Brumi punohet ne tavoline derisa te krijohet trashesia e tille qe te mos ngjitet ne dore. Hidhet ne formen e tullumbave, dhe skuqen ne ene te hapur me shum yndyre. Hiqen dhe hidhen ne shurup te ftohur dhe te aromatizuar me kanelle ose karafil.



Title: LOKUM ( TURKISH DELIGHT )
Categories: Desserts
Yield: 1 servings
------------------------------------------------------
4 c Granulated sugar
4 1/2 c Water
1 ts Lemon juice
1 c Cornflour
1 ts Cream of tartar
1 tb Rose water (may be doubled)
Red food coloring
1/2 c Chopped, toasted almonds
3/4 c Confectioners' sugar
1/4 c Cornflour

Cooking time: 1 1/2 hours. Makes about 1 kg. (2 lb).
Combine sugar, 1 1/2 cups water and lemon juice in a
thick-based pan. Stir over low heat until sugar
dissolves, brushing sugar crystals off side of pan
with bristle brush dipped in cold water.
Bring to the boil and boil to soft ball stage 115
C (240 F) on a candy thermometer. Remove from heat.
In another thick-based pan blend cornflour, cream
of tartar and 1 cup cold water until smooth. Boil
remaining 2 cups water and stir into cornflour
mixture, then place over low heat. Stir constantly
until mixture thickens and bubbles. Use a balloon
whisk if lumps form.
Pour hot syrup gradually into cornflour mixture,
stirring constantly. Bring to the boil and gently for
1 1/4 hours. Stir occasionally with a wooden spoon
and cook until mixture is a pale golden colour.
Stirring is essential.
Stir in rose water to taste and a few drops of red
food colouring to tinge it pale pink. Blend in nuts
if used, and remove from heat.
Pour into an oiled 23 cm (9 inch) square cake tin
and leave for 12 hours to set.
Combine confectioners' sugar and the 1/4 cup
cornflour in a flat dish.
Cut Turkish Delight into squares with an oiled
knife and toss in sugar mixture. Store in a sealed
container with remaining sugar mixture sprinkled
between layers. VARIATIONS: Creme de Menthe Lokum:
Replace rose water and red food colouring with 2
tablespoons Creme de Menthe liqueur and a little green
food colouring. Omit nuts. Orange Lokum: Use 1-2
tablespoons orange flower water instead of rose water;
use orange food colouring. Vanilla Lokum: Use 2
teaspoons vanilla essence instead of rose water and
colouring, stir in 1/2 cup toasted chopped almonds or
chopped walnuts. Do not blanch almonds.




Burani me spinaq,
-------------------------

Pėr 4-5 persona duhen:
Spinaq 1kg, oriz 1 filxhan kafeje, vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salce 1 lugė gjelle, kripė, piper, kopėr.

Spinaqi pastrohet, lahet dhe pėrvėlohet nė ujė tė vluar me kripė pėr 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa tė jetė gjysėm i gatshėm, pastaj i hidhet spinaqi i pėrvėluar. Veē skuqet qepa derisa tė marrė ngjyrė ari, shtohet salce domatesh, piper skuqet dhe pak dhe hidhet nė spinaqin me oriz. Tė gjitha sė bashku ziejnė dhe 10 minuta derisa orizi tė jetė gati. Nė fund mund ti hidhet kopėr ose nenexhik.
--------------------------

menyra se si e gatuaj une:

1. Spinaqi lahet pastrohet ne uje te rrjedhshem dhe grihet ne madhesi te vogel.
2. Skuq qepen derisa tė marrė ngjyrė ari, une perdor vaj ulliri.
3. Mund ti shtosh salce domatesh, ose une preferoj domate te grira, skuqen edhe pak sebashku.
4. Hidhet spinaqi dhe mbulohet kapaku i tenxheres, duke patur kujdes qe ta trazosh cdo tre minuta derisa e shikon qe spinaqi eshte perveluar dhe ka leshuar pak leng.
5. I hedh uje pak me sy, deri sa vjen ne te njejtin nivel me sqinaqin, dhe orizin, e patruar siqurisht, duke a trazuar pak qe orizi te shperndahet ne menyre te njetrajtshme me spinaqin.
6. pas kesaj sipas eksperiences sime duhen rreth 10-15 minuta derisa te jete gati.

Shenim 1. Erezat rregulloji sipas deshires, mund ti hedhesh piper te zi, koper etj..
Shenim 2. Ne shtepine tone kjo pjate serviret me kos, i cili (sipas preferences) mund te trazohet dhe me pak hudhra.


Ne kete forum ka shume receta te larmishme, dhe megjithese ne si shqiptare e kemi mishin nje perberes kryesor te ushqimit kjo nuk do te thote se kuzhina jone nuk eshte e shumellojshme. Jam e sigurt se do te gjesh shume receta gatimi me zarzavate.




Tortelini
------------------------------------------------------

250 gr tortelini

4 luge gjelle vaj ulliri

2 thelbinj te shtypur hudhra

nenexhik, piper, kripe, majdanoz

1/ gote qumesht

1/2 luge ēaji miell

pana (sipas qejfit mqs e paske merak)

----------------------------------------------------------------------------------

pasi te kete zier uji me kripe, hedhim tortelinin e i leme nja 10 minuta te ziejne ne te e kur jane gati i heqim e i kullojme ne kullorse e i shpeljme me uje te rrjedhshem.

Salca

ne vajin e nxehte te ullirit hedhim thelpinjte e shtypur te hudhres e i trazojme pak sa te zverdhen, me pas shtojme erezat. I hedhim ate 1/2 lugen me miell e i perziejme pak sa te zverdhet miellli, me pas duke trazuar tiganin me nje dore i shtojme 1/2 goten e qumeshtit dhemasa do shikosh se do trashet disi.Me pas i shton panen e i leme sa te marri nje cik vale dhe mases se salces i hedhim tortelinit duke i perzier.

Une zakonisht preferoj qe kesaj salce t'i shtoj dhe pak sallam, por kjo varet nga shijet personale.

Kur i servirim ne pjate nqs deshiron tortelineve mund t'u shtohet e pak djath kaēkavall e jane gati per t'u ngrene.




Si behen makaronat ( tagliatelle,papardelle,fetucini ose lasagnia) ?!
--------------------------------------------------------------------------------

Perberesit

- 10 te verdha veze(te bardhat mund ti perdorim per embelsira)
- 250gmiell i bardhe
- 250g miell misri
- 1 luge caji kripe dhe pak vaj ulliri


Pergatitja

I perziejme te gjithe perberesit e mesiperm derisa te behet nje mase brumi,e me pas i mbulojme me nje lecke te lagur rreth gjysem ore. Ne vazhdim e presim brumin ne copa dhe e shtrojme si petet e byrekut por jo shume holle. E palosim peten dhe e presim me thike ne madhesine e deshiruar. I ziejme ne uje me kripe per 5min. Salcen e pregatitni sipas deshires.

Ju befte mire



Paēe koke
-------------------------------------------------------

Koket pastrohen, copetohen, vihen ne uje te ftohte qe te lahen e t'u ike gjaku; pastaj vendosen ne tenxhere, mbulohen me uje te ftohte dhe zihen ne zjarr. Kur te kene marre vale i hiqet shkuma dhe lihet te zieje ne zjarr te ngadalte, duke i hedhur qepe , karota, kripe, piper, dafine dhe majdanoz. Lihen derisa te jene zier mire dmth kur mishi te dahet lehte nga kocka. Kullohet, qerohet mishi nga kocka dhe pritet ne copa kubike te vogla. Ne tenxhere hidhet yndyre, pak salce dhe lengu i marre nga zierja e kokes. Kur lengu te kete marre vale, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte edhe per disa minuta duke u hedhur kripe e piper te zi. Ne fund paces i hidhen hudhra te shtypura dhe utull.
Per 4-5 persona duhen:
...Leng koke 1 liter (koke 1kg), dhjame, gjalpe ose vaj 1 filxhan kafeje, miell 1 luge kafeje, spec djeges 1/2 luge kafeje, kripe, piper, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, 1 qepe, karrota 2-3 cope, majdanoz.




Paēe kembesh
-------------------------------------------------

Kembet pastrohen, thyhen me hanxhar (sidomos kyqet) dhe vendosen ne uje te ftohte per 1-2 ore qe t'i largohet era karakteristike. Kembet e lara vendosen ne tenxhere me uje te ftohte dhe vihen te ziejne. Pasi te marrin vale, hiqet shkuma dhe vazhdon zierja ne zjarr te ngadalte duke shtuar qepe, karota, selino, piper te zi te vluar, dafine dhe kripe. Mundesisht qepa me pare te piqet ne pllake te sobes. Zierja vazhdon derisa mishi te shkeputet nga kocka, pastrohen mishrat, priten ne copa dhe lihen ne nje ane. Ne nje tenxhere ku kemi hedhur dhjame ose gjalpe, kaurdisen mishrat, shtohet lengu i tyre, lihen te marrin vale, hidhet pak spec djeges dhe gjate vendosjes ne pjate hidhen hudhra te shtypura me uthull dhe piper i zi. Paēja mund te perkatitet edhe e perzier me koke e kembe bashke. Ne kete rast behet edhe me e shijshme.
Per 4-5 persona duhen:
...Leng kembesh 1 liter, kembe lope 2 cope, kembe te bagetive te imeta 10-12 cope, gjalpe 50g, spec djeges sipas deshires, kripe, piper, hudhra 4-5 thelpinj, uthull 2-3 luge gjelle, qepe 1 kokerr, karota 2-3 cope, selino 1 rrenje.




Paēe plėnci me salcė
------------------------------------

Plenci pastrohet dhe vihet te zieje njelloj si me siper. Ne nje tenxhere me yndyre kaurdiset miell, i shtohet pak salce dhe hidhet lengu i fituar nga zierja e plencave. Kur lengu te marre vale shtohen plencat e zier te grire ne copa te vogla, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte per disa minuta, duke i hedhur kripe e piper te zi. Gjate ndarjes ne pjata paces i hidhen hudhra te shtypura dhe uthull.
Per 4-5 persona duhe:
...Leng plenci 1 liter, plenca 1.5 kg, gjalpe 50g, miell 1 luge kafeje, salce 1/2 luge kafeje, spec, kripe, karota 2-3 cope, uthull 2-3 luge, hudhra 4-5 thelpinj, qepe 1 kokerr, selino, majdanoz.
 
Top
3 replies since 1/3/2005, 00:32   2257 views
  Share