~ Crazy Anima ~

recete shqiptare

« Older   Newer »
  Share  
Reald_yll
view post Posted on 30/10/2005, 19:39 by: Reald_yll




Makarona me mish pule e kepurdha

Per 4 Persona:

Gjysem pako makarona dredheza
500 gr gjoks pule
500 gr kepurdha
2 kungulleshka mesatare
2 speca te kuq
gjalpe 1/2 pako

Te gjithe perberesit ( me perjashtim te makaronave) pastrohen dhe priten ne copa te vogla kubike. Makaronat zjehen ne nje tenxhere me uje dhe kripe kullohen dhe lihen menjane.
Pastaj ne nje tigan hidhet gjalpi dhe skuqen te parat kepurdhat ne nxehtesi mesatare. Pasi skuqen, hidhen mbi makaronat e ziera.
Pastaj skuqen dhe hidhen mbi makaronat me rradhe, mishi i pules, kungulleshkat, dhe specat e kuq.
Perziehen,rregullohet me kripe piper dhe rigon dhe eshte gati per tu ngrene.
__________________
hmmmm boneeee blink.gif



Bakllava me lejthi

Te nevojshme:

-500 gr kore per bakllava
-1 liter uje
-100 gr lejthi te plota
-200 gr lejthi te zbutura (shtypura)
-125 gr margarin
-1 sheqer vanile ne qese
-vaj per ngrenie

Pregatitja:

Потребно:

Vendosim nje tenxhere ne zjarr dhe ne te fusim nje liter uje. Pastaj ne tenxhere fusim edhe 1200 gr sheqer dhe nje sheqer vanile. E perziejme me luge druri dhe e lejme sherbetin te vloj.

Ne zjarr vendosim edhe nje tenxhere tjeter dhe ne te vendosim 125 gr margarin. Ne margarinin e tenxheres shtojme dhe vaj per ngrenie. Kur margarini te jete shkrire e heqim tenxheren dhe e lejme mbi tavoline.

I marrim koret e bakllavase dhe secilen me furce per paste e lyejme me margarinin e shkrire dhe vajin. Pastaj mbi koren vendosim nje metal te holle e te gjate dhe e shtallim ne gjatesi prej 10 cantimetresh. Dhe pjesen e shtrire e lyejme me vaj dhe margarin dhe i vendosim dy luge lejthi te shtypura. E bejme koren si rollat dhe e vendosim mbi tavoline.

Me furcen e lyejme tasin (normal me vajin dhe margarinin) ku do te pjekim bakllavane. E marrim rollatin e pregatitur, dhe e nxjerrim ate pjesen e metalit ne mes qe e vendosem dhe e presim rollatin ne 3 pjese per nga gjatesia.
Secilen pjese e lakojme ne forme te kermillit dhe e rendisim ne tasin per pjekje.
Kete procedure e perserisim perderisa t`i kemi harxhuar te gjithe koret dhe gjithe lejthite. Pjeset e renditura ne tave e lyejme me furcen me margarinin dhe vajin.
E lejme tasin ne furne te piqet. E lejme per 40 minuta keshtu ne temperature mbi 200 grade celzius. E nxjerim bakllavane e pjekur dhe e lejme mbi tavoline.
Bakllavase se nxehte i shtojme sherbetin e ftohur. Ne secilen pjese vendosim nga nje lejthi te plote.




Torte me banane

--------------------------------------------------------------------------------

Perberjet:

Petet e brumit:

6 ve
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao


Kremi per lyerje

1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje


Pergatitja:

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t'i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

happy.gif tongue.gif tongue.gif tongue.gif



OLADE ME BANANE

Merren
/MASA 1/ 4 te kuq te vese dhe rrihen me 6 lug (gjelles)sheqer,dhe i shtohet nje qull i pregatitur prej 2 lug miell+pak uje.kjo mase hidhet ne 1/2l qumesht i cili eshte ne zjarre duke vluar.Lihet pak nja 2 min.E kjo do te behet si Buding,futet ne frigorifer.

/MASA 2/ 4 te bardhe te vese rrihen me 6 lug sheqer + 1/2limoni shtrydhet sipri.(masa 2)sherben te lyhet embelsira sipri

Tepsin katerkendeshe e lyjme pak me vaj dhe shtrojme nje leter,pastaj kemi brumin si me poshte
Tani kemi 10 veze+10 lug sheqer(rrihen mire)+10 lug miell + 2 lug kakao(ose kafe)per te bere ngjyre kafe.Futet ne furre qe te piqet.

Pasi eshte pjeke e rrotullojme brumin nga tepsia ne nje lecke te lagur paksa,dhe e largojme letren me kujdes.
Kete revani tani e lyjme me masen e pare(te pregatitur me pare nga te kuqte e vese).
Vendosim bananet nga dy ne anen e ngushte te revanise,pshtjellim pak shtojme dy tjera e keshtu merr formen e Rolades.d.m.th.gjithsejt 6 banane(hiqen pak majat).

Sipri Rolada lyhet me masen qe kemi pregatite me pare prej te bardhve te vese dhe arra e ...........




Kasato prej bananje

E nevojshme:
-3 banane
-300 gr biskvita
-3 qese puding cokollade
-250 gr sheqer
-1 liter qumesht
-200 ml hopla (whipped cream=shllag)

Pregatitja:

Ne tenxhere e fusim gati gjithe qumeshtin. Pastaj tenxheren e fusim ne zjarr.
E vendosim sheqerin dhe e perziejme mire. Ne qumeshtin e ngelur ne menzure e shtojme pudingun. E perziejme mire dhe kete dhe pastaj produktin nga kjo perzierje ia shtojme ne qumeshtin e nxehur ne tenxhere.
Duke vazhduar se perzieri e vlojme ne zjarr perderisa pudingu te kete fituar viskozitetin e duhur dhe pasi te kemi mbaruar e nxjerrim tenxheren dhe e lejme dikund ne tavoline. Nje pjese te pudingut e fusim ne nje tas me te vogel.

Ne nje tas me te gjere i thejme biskvitet dhe i shtojme pudingun e tenxheres.
E perziejme me luge te drurit. Bananet i presim ne te katertat e gjatesise dhe pastaj ne pjese te vogla i shtojme ne tas. Pastaj e perziejme qe serish te bashkangjitet produkti. Masen e vendosim ne pjate dhe e formojme nje rollat.
Rollatin e lyejme me pudingun qe kishte ngelur tek tasi me i vogel.

Ne nje tas per perzierje e fusim hoplen (kremin). E perziejme me mikser kremin perderisa e fiton masen qe duhet. Me kremin e lyejme te gjithe kasato torten prej bananesh. Mbi torten e presim me cope te holla cokolladet. Me thike torten e presim ne kocka katrores. Secilen pjese e vendosim ne pjata
 
Top
3 replies since 1/3/2005, 00:32   2262 views
  Share